Shkup, 3 maj – Në dhjetë ditët në vijim të gjithë personat e evidentuar të papunë kanë mundësi të paraqiten për masat për vetëpunësim përmes kreditimit, kreditim për hapje të vendeve të reja të punës në kompanitë ekzistuese, kreditim për vetëpunësim të të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, si dhe kreditim të vendeve të punës në ndërmarrje për të rinj deri në moshën 29 vjeçare.
“Për pjesën vetëpunësim me kreditim kemi mundësi për financim të të ashtuquajturave biznese të vogla të vëllimit më të madh ku mjetet lëvizin ndërmjet tre deri pesë mijë euro për bartësin, përkatësisht të bashkohen tre deri pesë persona në një projekt, me atë që shuma maksimale e mjeteve, nëse ata persona që bashkohen janë shfrytëzues të kompensimit në të holla nga falimentimi, likuidimi dhe teprica teknologjike është 21.000 euro”, sqaroi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Agjencisë për punësim e Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski. Shtoi se nëse bëhet fjalë për të rinj deri në moshën 29 vjeçare shuma fillestare e mjeteve është 7 mijë euro për bartësin dhe nga 4 mijë euro për secilin të ardhshëm, ndërsa gjithsejtë mjete të cilat mund të fitohen janë 23 mijë euro. Kredinë, tha Popovski, e marrin në shtatë vite me grejs periudhë prej një viti e gjysmë. Norma e interesit për të gjitha kreditë është 1 për qind. “Për kompanitë të cilat dëshirojnë të zgjerohen ekziston masa për punësime plotësuese. Ata mund të punësojnë deri tre persona, nëse janë në moshë 29 vjeçare paraqesin nga tre mijë euro për çdo person, maksimum 9 ijë euro për punësim të tre personave. Vitin e parë e kanë grejs periudhë, ndërsa më pas kanë dy vite për t’i kthyer mjetet”, theksoi drejtori i APRM-së. Nëse bëhet fjalë për të rin j, shtoi, shuma e mjeteve të cilat kompania i merr për një punësim është 4 mijë euro, përkatësisht 12 mijë euro maksimum për punësim të tre personave. “Ne do të obligohemi ta përfundojmë konkursin diku para 27 qershorit për personat të cilët do t’i fitojnë këto kredi të mund të regjistrohen përmes projektit ‘Maqedonia punëson dy’ dhe të jenë të liruar nga kontributet në tre, përkatësisht pesë vitet në vijim”, theksoi drejtori i APRM-së Popovski. (koha.mk)