Kreditë banesoret përgjysmohen, minuset ulen pak

Shkup, 10 nëntor – Kamatat e saldove të tejkalimit të llogarive transakionale akoma mbeten mjaftë të larta për dallim prej kamatave banesore që janë ulur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës Popullore të Maqedonisë, në vitet e fundit kamatat banesore janë ulur nga mbi 10 në 5.6 për qind, që paraqet gati përgjysmimi. Nga ana tjetër, kamatat që përllogarisin bankat për saldot negative në llogaritë rrjedhëse tregojnë një ulje shumë të vogël prej 12.4 për qind në vitin 2009, në 10.3 për qind në vitin 2015. Bëhet fjalë për normën e interesit më të shtrenjtë se çdo huazim tjetër të qytetarëve, që edhe përkundër rënies së madhe të kamatave të tjera, janë ulur shumë pak. Ekonomistët thonë se shkak për dallimin e madh të kamatave mes kredive banesore dhe minusit në llogarinë transaksionale është rreziku i plasmanit të të hollave, ku kartelat dhe minuset më pak janë të siguruara, për shembull, në raport me kreditë banesore, që janë të siguruara me hipotekë. “Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në shtetet e rajonit, ulja e kamatave të kredive banesore nuk ndiqet nga ulja e tyre në saldot negative në llogaritë rrjedhëse. Kjo ndodhë për shkak se bankat në princip janë institucione financiare konservative, që japin të holla me qira për çka fitojnë kompensime të caktuara dhe për të cilat kërkojnë siguri për investimet e tyre. Në praktikë kjo nënkupton se kur miratojnë kredi banesore, bankat më pak çajnë kokën për kthimin e të hollave dhe janë më se të sigurta se do të kthejnë investimin e tyre, pasi kjo kredi është e lidhur me hipotekën që në rast se tre muaj me resht nuk e ktheni këstin, atëherë bankat së pari negociojnë me ju dhe pastaj edhe mund t’ju marrin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.