Shkup, 25 prill – Qeveria është e përkushtuar në krijimin e një klime të biznesit më të mirë dhe ta afrojë vendin drejt integrimeve në BE dhe NATO, porositi kryeministri Zoran Zaev në forumin “Investime për zhvillim ekonomik në afat të gjatë” në organizim të Projektit të USAID-it, Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit në bashkëpunim me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE).
“Qëllimi ynë është sigurimi i investimeve financiare për zhvillimin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë dhe jetës më cilësore të qytetarëve. BE dhe NATO për Maqedoninë janë demokracia, qeverisja e së drejtës dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, por para së gjithash ekonomi dhe jetë më e mirë për të gjithë. Për investitorët janë tregues i mirë se vendi është stabil dhe lëviz në drejtim të mirë”, tha Zaev në hapjen e forumit.
Ai theksoi se pas zhbllokimit të perspektivave euroatlantike janë dakorduar 10 marrëveshje me investitorë të rinj, ndërsa në procesin e negociatave janë edhe me 200 të cilët planifikojnë atë ta bëjnë.
“Më nuk ka presione dhe kanosje ndaj kompanive dhe tani munden lirisht t’i zhvillojnë investimet e tyre dhe kjo do të mbetet imperativ edhe në të ardhmen. I larguam praktikat nga e kaluara për ndryshimin e ligjeve pa konsultimin me bashkësinë e biznesit dhe vendosëm ndryshime demokratike në procedurën e sjelljes së ligjeve. Me këtë janë të parashikueshme për investitorët me të cilët ndërtojmë marrëdhënie partnere”, potencoi Zaev.
Tregues për klimën e mirë të biznesit që ndërtohet, shtoi, janë edhe zvogëlimi i shkallës së interesit të letrave shtetërore me vlerë dhe të shkallës referente të interesit. Premtoi se përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit do të plasohet linja kreditore nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro dhe shtoi se kreditë për ekonominë nuk do të kenë interes më të lartë se 2,9 për qind.
Kryetarja e LOE, Danela Arsovska theksoi se qeveria bëri numër të madh të hapave në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, por shtoi se duhet të vazhdojë në pjesën e reformave të gjyqësisë dhe qeverisjes të së drejtës dhe zbatimi i tij të jetë i barabartë për të gjithë.
Dejvid Ateberi nga Zyra e USAID-it në Maqedoni theksoi se dëshirojnë t’i ndihmojnë Qeverisë, institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë të planifikojnë, financojnë dhe implementojnë zgjidhje për sfidat me të cilat ballafaqohen.
Ai precizoi se që para 25 vitesh USAID është i fokusuar në stimulimin e mjedisit të biznesit që të zhvillohet sektori privat me qëllim që vendi të mund të mbështetet në vete.
“Që të zhvillohet sektori privat Maqedonia ka nevojë për mjedis rregullator më të thjeshtë dhe më të lirë, qeverisje të mirë të së drejtës dhe investime në infrastrukturë, si plotësim i mbështetjes së Qeverisë”, tha Ateberi.