Shkup, 30 korrik – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE), sot mbajti seancën e rregullt ku vendosi që të ulë çmimin e për ngrohjen qendrore nga 1 gushti i këtij viti për qytetarët e Shkupit.
Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së tha se çmimi për distribuimin e harxhuesve në BEG-ut, ulet për 3.1 për qind për Shkup-Veri, ndërsa për ELEM për 1.13 për qind.
Ai tha se ulja e çmimit vjen si pasojë e uljes së çmimit të gazit natyror në krahasim me vitin e kaluar.
Përkrah kësaj, KRE për 8.4 për qind e ka ulur çmimin edhe për harxhuesit fiks.