Haxhi (Robin) Krasniqi nuk e ka ndërmend të dorëzohet asnjëherë, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Boksieri kosovar e ka lënë prapa krahëve humbjen e fundit nga boksieri gjerman, Stefan Heartel, të cilën e kishte pësuar në pjesën e parë të këtij viti. Dhe, junikasi tash po shikon përpara dhe po përgatitet për sfidat e ardhshme.
Krasniqi ndërkohë po punon në hapjen e palestrës së tij në Gjermani, por nuk po e lë assesi anash karrierën. Madje, ai e ka paralajmëruar meçin e ardhshëm, edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje se kur mund të zhvillohet ai.
“Beteja e radhës po thërret”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Haxhi Krasniqi është shpallur kampion i Evropës në boksin profesionist, por synimi i tij më i madh është titulli i kampionit të botës.