Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi, ka theksuar se seanca e së shtunës e Kuvendit të Kosovës, do të dëshmoj se në vendin tonë mund të bëhen politikë pa përfitime personale, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta KOHA.
Në seancën e nesërme “Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional”.
Ai shtoi se “Nesër dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës” ka shkruar Krasniqi në facebook.