I kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që Distria Krasniqi ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë. Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë me Ippon në finale, në kategorinë -52 kg, të Mastersit Top-16, që po mbahet në Guangzhou të Kinës. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore. Distria me këtë triumf, fitoi 1800 pikë Olimpike.