Dasmat shqiptare shpesh bëjnë bujë nga kreativiteti, mirëpo më shumë nga harxhimet që kanë. Ky fakt ka bërë që dikush t’i krahasojë harxhimet e një çifti shqiptar me një çift zviceran.
Në një tabelë të radhitur me harxhime, hyjnë lokali dhe ushqimet, produksioni, dekorimi, muzika, veshjet e çiftit e të tjera gjëra, shkruan gazetametro.net.
Dhe, në rezultatin final, ka dalë që çifti shqiptar harxhon më shumë se një çift zviveran për martesë. Sipas një krahasimi, çifti zviceran harxhon 40 mijë euro, ndërkaq ai shqiptar diku tek 44 mijë euro.
Parë nga tabela e publikuar nga albinfo, harxhimi më i madh është veshja e nuses shqiptare, ndërkaq harxhimi më i madh tek zviceranët është lokali dhe ushqimet./gazetametro.net