Prishtinë, 26 tetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe zyrtarisht ka miratuar planin operacional për raundin e dytë të uhjredfhjeve lokale në Kosovë për komunat që do të jenë në balotazh, duke caktuar zyrtarisht fushatën parazgjedhore nga 13 deri më 17 nëntor. KQZ e Kosovës ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 19 nëntor ndërsa në raundin e dytë do të jenë 19 komuna.
Në këtë plan operacional është paraparë që periudha e votimit përmes postës elektronike të jetë nga 4 deri më 17 nëntor, akreditimi i vëzhgueseve 15 ditë, fushata parazgjedhore është vendosur të jetë 5 ditë, duke filluar më 13 dhe përfundon më 17 nëntor.