Gazeta Blic, merr vesh nga burimet e saja, që zyra për regjistrimin e partive në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), u ka dërguar letër zyrtare partive politike, që kanë afat deri nesër (e enjte) në ora 13:00, që t’i dërgojnë emrat zëvendësues për personat që nuk do u lejohet të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.Siç merr vesh Gazeta Blic, në rast se partitë politike, nuk i dërgojnë emrat e kandidatëve të rinj për t’i zëvendësuar me ata që nuk do të mund të kandidojnë për shkak të ndalesës që ua bëri KQZ, atëherë ato vende do të mbesin të lira.“Ne u kemi dërguar letra zyrtare të gjitha partive politike, që kanë afat deri nesër në ora 13:00, që t’i sjellin në KQZ emrat e personave që dëshirojnë t’i zëvendësojnë në garë për deputetë, të gjithë ata që nuk do të kenë të drejtë garimi”, ka thënë ky burim brenda KQZ-së.
Gjithashtu, në rast se partitë politike vendosin që mos t’i dërgojnë emrat e kandidatëve të rinj, atëherë ato vende do të mbesin të zbrazura.“Nëse nuk i sjellin deri në afatin e parashikuar, atëherë ato vende do të mbesin të lira dhe i bie që x partia politike, nëse i ka tetë persona të penalizuar nga gara për deputetë, do të garojë vetëm me 102 e jo 110 sa është e paraparë”, ka thënë tutje burimi.