Tiranë, 10 qershor – Dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të caktuara më 30 qershor e mori sulmin e parë institucional nga shumica në pushtet.
Siç ishte paralajmëruar nga politikanët e së majtës, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e pranon dekretin e shefit të shtetit dhe rekomandon që zgjedhjet lokale të mbahen siç ka vendosur Meta në nëntor të vitit të kaluar, e ky është 30 qershori.
Katër anëtarë të KQZ-së votuan për hedhjen poshtë të dekretit, i miratuar nga kryetari i komisionit Klement Zguri, të cilin pasi kolegët nuk e dëgjuan se ata nuk janë kompetentë që të vendosin e lëshoi mbledhjen.
“As unë e as ju nuk jeni Gjykatë Kushtetuese që ta vlerësojmë dekretin e presidentit”, tha ai para se të largohet.
Për shkak të mosmarrëveshjeve, pas disa pauzave, seanca vazhdoi dhe me të kryesoi Denar Bibaj i cili kumtoi se “dekreti i Metës është i pavlefshëm”.
Komisioni solli edhe disa vendime, siç është ajo për shpërndarjen e mjeteve për partitë politike të cilat ishin paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje. (koha.mk)