Athinë, 30 janar – Propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale të Maqedonisë dhe masa për agjendë pozitive janë katër pikat në projekt marrëveshjen që Greqia nga mesi i shkurtit do t’ia dorëzojë Maqedonisë. Këtë e zbuloi shefi i diplomacisë greke, duke folur për televizionin shtetëror grek ERT, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Sipas Koxijasit, marrëveshja e cila ende është në fazën e formulimit, fillimisht do t’i prezantohet Qeverisë greke, ndërsa pastaj Qeverisë së Maqedonisë, nëse pranohet do të paraqet bazë për zgjidhjen e problemit, do të duhet të marrë dritë të gjelbër nga parlamentet e të dy vendeve do ta hap rrugën Maqedonisë deri në NATO dhe BE.
“Në këtë marrëveshje do të përfshihen të gjitha temat që janë të hapura lidhur me emrin. Posaçërisht kapitulli për irredentizmin, por edhe për temat që kanë të bëjnë me ardhmërinë e vendit, për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe agjenda pozitive, se si mundet në mënyrë shtesë të zhvillohen marrëdhëniet tona”, tha Koxijas dhe sqaroi se pala greke akoma është duke përgatitur projekt-marrëveshjen, ndërsa pret nga mesi i muajit të ardhshëm t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë.
Shefi i diplomacisë greke, konfirmoi se ndërmjetësuesi i ka dorëzuar pesë propozime konkrete, katër emra në gjuhën maqedonase dhe një Maqedonia (Shkupi), ndërsa lidhur me qëndrimet greke tha se sipas mendimit të tij emri duhet të jetë i përbërë me termin Maqedoni, “të mos jetë në anglisht të jetë në gjuhën apo gjuhët e këtij vendi, pa përkthim”. Si shembuj se ekziston përvojë ndërkombëtare për formulimin e tillë, shefi i diplomacisë greke i përmendi edhe Sri Lankën si vend që ka një, emër të papërkthyer edhe Afganistanin, Uzbekistanin, Kazakistanin, Pakistanin si shtete, emrat e të cilave janë fjalë të përbëra që e kanë fjalën e njëjtë “stan”.
“Në bisedat, çështja e parë do të jetë, cili do të jetë emri, përmbajtja e emrit dhe mbiemri i emrit, sepse elementi i dytë i emrit do ta përmbajë termin Maqedoni si rajon gjeografik. Puna e dytë, nëse do të jetë një apo dy fjalë. E treta nëse do të vendoset në gjuhën e vendit apo në gjuhën ndërkombëtare dhe e katërta nëse do të përkthehet ose jo”, zbuloi Koxias, transmeton MIA.
Lidhur me negociatat për emrin, shefi i diplomacisë greke, e përsëriti pozitën e tij se emri përfshin shtatë çështje: emrin, përdorimin e emrit, identitetin, gjuhën, përdorimin tregtar, akronimet dhe shenjat.
Nikos Koxias sqaroi se nëse ekziston pajtueshmëri nga ana e Maqedonisë për marrëveshjen, atëherë ajo do të duhet të votohet nga parlamentet e të dyja vendeve, sipas dispozitave kushtetuese për miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare.
Nevojitet ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë
Shefi i diplomacisë greke në intervistën gjithëpërfshirëse dhe detajuese për televizionin nacional ERT, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tha se për të cilëndo marrëveshje për zgjidhje mes të dyja vendeve nevojitet që Maqedonia të bëjë ndryshime kushtetuese. I pyetur për atë se çka duhet të ndryshohet në Kushtetutë, Nikos Koxijas i potencoi preambulën dhe dy nene, pa zbuluar detaje shtesë.
“Çdo marrëveshje që do ta lidhim, nëse nuk është e shoqëruar me ndryshime kushtetuese ose nëse dëshironi t’i tregoni, përshtatjet, do të mundet më vonë, cilido kryeministër i ri, nga një sferë tjetër politike, ta ndërrojë. Do të ndodhet në pozitë të rëndë qeveria e tanishme e këtij vendi, nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, ndërsa lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe Qeveria e ardhshme do t’u thotë se kanë vepruar kundër Kushtetutës”, sqaroi Koxijas dhe shtoi se Qeveria e Zaevit në këtë moment nuk ka shumicë prej dy të tretash për ndryshime në Kushtetutë, ndërsa punën e parë që duhet ta bëjë është ta hapë procesin për ndryshime.
Greqia dëshiron pako me zgjidhje
Nuk do ta ndajmë problemin në pjesë, thotë Koxias, me çka në mënyrë indirekte e hodhi poshtë edhe propozimin e Nimicit, të publikuar në mediat greke për zgjidhje graduale të çështjes.
Shefi i diplomacisë greke thotë se dëshiron përdorim të tërësishëm të zgjidhjes, që sipas tij do të thotë edhe ndryshim i pasaportave dhe kartave të identitetit të Maqedonisë. Këtë qëndrim të tij e mbështeti me shembuj të përvojës së tij si akademik dhe ekspert për globalizim.
“Kur u bëra ministër, që t’u shpjegoj të gjithëve gjithmonë me vete e mbaja kartën e identitetit dhe pasaportën. Dhe gjithmonë u thosha: pasaporta çarë është: Dokument ndërkombëtar. Çfarë është karta e identitetit? Dokument i brendshëm. Çfarë është karta e identitetit në kohën e BE-së? Dokument ndërkombëtar, pasi që është në latinisht. Kjo është dilema se nuk ekzistojnë dokumente të brendshme klasike si në shekullin 19 dhe të ekzistojë dallim midis tyre”, sqaroi Koxijas në intervistën e mbrëmshme.
Pa marrëveshje nuk ka anëtarësim në NATO
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë nuk deshi të flasë për afate kohore konkrete për zgjidhje, ndërsa lidhur me këtë nëse nuk arrihet marrëveshje në Samitin e NATO-s, theksoi se Maqedonia pa marrëveshje të mos hyjë në Aleancën Veriatlantike.
“Procesi për në NATO nuk është se ne dëshirojmë t’i fusim në NATO, por se vetë e kërkojnë atë. Ne në negociata e përdorim faktin që ata dëshirojnë të bëhen anëtare e NATO-s”, tha Koxijas, ndërsa në lidhje me presionet eventuale prej palëve të treta, theksoi se ai ka dërguar mesazh deri tek të gjithë, edhe deri tek BE, NATO edhe deri tek SHBA-ja dhe Rusia që të mos përzihen, pasi që “ai që përzihet bën keq dhe nuk dëshiron të gjendet zgjidhje”.
Greqia në vitin 1997 e ka njohur gjuhën maqedonase
Duke folur për fjalët të cilat dalin nga emri, Nikos Koxias, zbuloi se termi “gjuhë maqedonase” është njohur nga Greqia në vitin 1997 në konferencën e KB-së të mbajtur në Athinë.
“E dini kur është pranuar në KB emri gjuhë maqedonase: E dini kur për herë të parë është bërë marrëveshja nga Greiqa, gjuha e këtij vendi të quhet gjuhë maqedonase? Unë do t’ju tregoj. Në vitin 1997 gjatë kohës së Konstantinos Karamanlis. E dini kur ka ndodhur kjo? Ka ndodhur në konferencën e KB-së të organizuar në Athinë”, zbuloi shefi i diplomacisë greke, publikoi MIA.