Tiranë, 27 mars – Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias të enjten do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Tiranë.
Ai, siç transmeton televizioni “Viziton Plus”, do të zhvillojë një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ku sipas mediave greke do të diskutohet marrëveshja e detit mes dy vendeve.
Burime për televizionin bëjnë me dije se Koxias do të takohet me Bushatin në Ministrinë e Jashtme.
Ditën e enjte shefi i diplomacisë greke do të shkojë në Vjenë për t’u takuar me homologun e tij Nikola Dimitrov, si dhe me ndërmjetësuesin e OKB-së për emrin e Maqedonisë Methju Nimiç. Përpara se të shkojë në Vjenë, Koxias do të ndalojë në Tiranë.
Vizita e Koxiasit në kryeqytetin shqiptar vjen pas shtyrjes së vizitës së kryeministrit grek Aleksis Cipras, që ishte planifikuar në fillim të prillit.