Athinë, 19 mars – Rreth 55 paragrafë, me të gjitha çështjet e hapura, të vendosura në 20 faqe, i përmban projekt – propozim marrëveshja greke midis Maqedonisë dhe Greqisë, kumtoi radioja greke “Athina 984”.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetarja me përvojë e radios thekson se projekt propozimi është përpiluar nga MPJ-ja greke, gjerësisht i shqyrtuar nga Kryeministri Aleksis Cipras dhe Nikos Koxias, ndërsa i përmban edhe pikat që i paralajmëroi edhe vetë shefi i diplomacisë greke.
Lidhur me emrat që janë përfshirë, radioja në tekst komenton se Maqedonia e Epërme, është “favorit” për Athinën, por pa përkthim, “diçka që shumë vështirë do të pranohet nga pala tjetër”.
Duke gjykuar sipas informacioneve në mediat greke nga periudha e fundit Greqia jo vetëm që preferon emri të jetë i papërkthyer, por të jetë edhe të shkruhet bashkë në një fjalë.
Pika tjetër nga kërkesat greke është edhe ndryshimi i Kushtetutës, diçka që e përmend edhe gazetarja e radios në komunën e Athinës.
“Çështja për ndryshimin e emrit si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me Kushtetutën e vendit fqinj për ndryshimin e tij është një prej kërkesave themelore të Athinës si ‘garanci’ për implementimin erga omnes për përdorim të emrit të ri, gjegjësisht të jetë edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm. Ndryshimi kushtetues kërkon shumicë në Kuvendin e IRJM-së, diçka që nuk e ka koalicioni qeveritar i LSDM-së dhe BDI-së shqiptare”, informon radio “Athina 984”.
Gazetarja komenton se ekzistojnë informacione kontradiktore për atë nëse projekt marrëveshja i është dorëzuar palës së Maqedonisë ose jo. Në mediat greke, gjatë fundjavës u paraqitën informacione prej burimeve amerikane se Athina tashmë e ka dërguar propozimin.
“Sipas disa informacioneve propozimet greke tashmë janë dërguar prej 12 marsit, ndërsa, megjithatë, sipas burimeve diplomatike nga IRJM-ja, ende nuk është dërguar projekt marrëveshje, të cilën, siç thonë, e presin me arritjen e ministrit grek të Punëve të Jashtme të enjten. Megjithatë, kritike është nëse do të ketë vërtet progres në negociatat që do t’i ketë Koxias me homologun e tij Dimitrov në prag të takimit me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, të planifikuar më 27 mars, sërish në Vjenë”, publikon Athina 984.
Lidhur me informacionet në mediat greke në ditët e fundit, se projekt marrëveshja i është dorëzuar Maqedonisë, burimet diplomatike të Maqedonisë për MIA-n thonë se propozimet greke nuk kanë arritur dhe presin ato t’i dorëzojë vetë Koxias gjatë vizitës së tij në Shkup.
Për 27 marsin, të publikuar në mediat e Maqedonisë dhe Greqisë, si datë kur do të mbahet takimi i ri i shefave të diplomacive me ndërmjetësuesin Nimic, nuk ekziston konfirmim zyrtar as nga Shkupi e as nga Athina.
Udhëtimi i shefit të diplomacisë greke në Maqedoni, me fluturim drejtpërdrejtë nga Athina në Shkup, me siguri do të jetë më 22 mars, ndërsa radio “Athina 984” komenton se atëherë sërish do të fillojnë negociatat kritike për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit.
“Burimet diplomatike në Athinë, shprehin shqetësim në prag të takimit të dy ministrave të enjten e ardhshme lidhur me atë që duket ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të vendit fqinj duke biseduar me funksionarët evropianë. Zotëri Dimitrov, sipas informacioneve duket se i ka karakterizuar ‘absurde’ disa nga qëndrimet greke”, publikon radioja greke në faqen e saj zyrtare.