Shkup, 22 mars – Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias dje me aeroplan qeveritar arriti në aeroportin e Shkupit, për vizitë të parë në vend pas riemërimit të tij në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, si një nga lëshimet e Qeverisë së Maqedonisë në procesin bisedimeve për emrin.
Kjo është hera e parë pas 12 vjetëve një aeroplan grek të aterojë në aeroportin e Shkupit.
Shefi i diplomacisë greke sot do të ketë takime me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së Ali Ahmeti dhe me Hristijan Todorovski.
Në takimet pritet të bisedohet për pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, për të cilat, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov, të hënën tha se dallohen nga njëra-tjetra.
Koxias nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa kjo, siç thonë në Kabinetin e shefit të shtetit, as nuk është kërkuar nga pala greke.
Mediat greke në kontekst së vizitës së Koxiasit publikojnë se pas këmbimeve të projekt-marrëveshjeve, negociatat për emrin hyjnë në një fazë kyçe. Pika më kontestuese midis Athinës së Shkupit janë kërkesa greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, spektrit të përdorimit të emrit të ri, por edhe identiteti.
Nga pala e Maqedonisë, ndërkaq, si publikoi MIA, shumë herë është theksuar se duhet të gjendet zgjidhje dinjitoze për emrin me respektimin i identitetit, pa ndryshime të Kushtetutës.
Pas bisedimeve dyditore në Shkup, ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të kenë takim të ri më 30 mars në Vjenë në të cilin do të jetë edhe ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic.