Athinë, 22 korrik – Nuk mund ta ndryshojmë të drejtën universale, fqinjët të quhen maqedonas, në nivel individual dhe jozyrtar, por ne mund t’i quajmë si të duam, thotë minsitri i Punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shton se “jashtë sistemit institucional dhe jashtë hapësirë publike, nuk mund njerëzve t’u imponosh se si do të vetëvendosen”.
“Një banor i Shkupit i thotë të dashurës së vet se është maqedonas. Çka do të bëjmë? Do të krijojmë shtet metafizik që do ta vendosë në burg? Atë që e thamë është se qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të vetëvendosin siç dëshirojnë. Kjo është e drejtë universale që nuk mund ta ndryshojmë. Por, në të njejtën kohë, ne mund t’i quajmë siç dëshirojmë”, thotë Koxias, sqaron se kur flasim për nivel individual, “vetëm nkë shtet totalitar dhe një shtet me sundues, mund të kontrollojë se si do të quhet dikush jozartyrisht” dhe shton se në nivel zyrtar për institucionet shtetëre do të përdoret emri Maqedonia Veriore.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke thotë se kushtet ishin të pjekura, ndërsa kur kushtet janë të pjeksura, do të thotë se atë që mund ta bësh, duhet ta bësh”.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Koxias, në intervistë disa herë përmend se bëhet fjalë për kompromis, për lëshime nga të dyja palët, sepse “Greqia nuk e ka pushtuar fqinjin verior në mënyrë që të imponojë pozicione të veta”.
“Se do të mund të bëhej marrëveshje më e mirë, nëse ju dhe unë do të rrinim në shtëpi dhe do të bënim marrëveshje pa ekzistuar pala tjetër, aëherë në rregull. Nuk do ta quanim Maqedonia Veriore, do ta quanim Alaska Veriore. Dhe gjithsesi, nëse nuk do të paraprinin lëshime në negociata tërë këto 25 vite, gjithçka do të ishte më lehtë. Por, ne kemi dy çështje. E para, se duhet të dakordohet edhe pala tjetër, sepse nuk i pushtuam përmes luftës në mënyrë që t’ua diktojmë atë që e dëshirojmë ne. Dëshirojmë që pala tjetër ta bindë shoqërinë e saj, të fitojë shumicë në Kuvend, ta fitojë referendumin, ta revidojë Kushtetutën, të bëjë punë të vështira”, thotë shefi i diplomacisë greke lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës është më e mira që ka mundur ra bëjë Greqia.
I pyetur për prodhimet tregtare nga të dy vendet që e mbajnë prapashtesën “maqedonas/e”, ministri grek i Punëve të Jashtme thotë se do të nevojitet periudhë kohore për t’u zgjidhur kjo çështje.
“Ekzistojnë prodhime në greqi që me të drejtë quhen prodhime maqedonase dhe prodhime nga IRJM të cilat edhe atje quhen maqedonase. Ekzistojnë 3.500 kompani nga të dyja palët, aq regjistroi Universiteti në Selanik, të cilat e mbajnë mbishkrimin “maqedonas”. Prandaj thamë se do të formojmë komision nën patronatin e BE-së dhe KB-së”, sqaron shefi i diplomacisë greke për ANA-MPA.
Lidhur me qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri Panos Kamenos, Koxias thotë se edhe “ai ka tëp drejtë për mendimin e vet, siç kam të drejtë unë ta kem mendimin tim”.
Duke i komentuar ngjarjet e fundit në marrëdhëniet greko-ruse dhe vizitën e anuluar të minsitrit rus të Punëve të Jashtme, Koxias thotë se me Llavrov ka marrëdhënie miqësore, ka kërkuar prej tij ta ftojë të vijë në Greqi në mënyrë që ta përgatitin udhëtimin e Ciprasit në Moskë.