Dallimet me Shkupin mund të zgjidhen me guxim, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias në intervistë për gazetën gjermane “Shpigel”. “Dallimet me Shkupin janë probleme me karakter historik, me identitet, me trashëgimi dhe kulturë. Këto çështje janë të ndjeshme. Por, mund të zgjidhen me guxim, siç po bëjmë tani. Derisa, madje, me Turqinë kemi probleme me pretendime gjeostrategjike dhe gjeopolitike”, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për gazetën gjermane. Pothuajse e gjithë intervista e Koxiasit për “Shpigel” i është kushtuar relacioneve greko-turke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lidhur me dy ushtarët grekë të arrestuar më 2 mars nga autoritetet turke, pasi për shkak të motit të keq gabimisht kanë kaluar në territor turk në afërsi të Evros, ndërsa ende janë në burg në qytetin Odrin, Turqi, Koxias thotë se në zyrën e tij ka dokumente për qindra raste të ngjashme me ushtarë për të cilët ka ekzistuar kthim pa “eskalim të tillë”. “Për herë të parë një incident, kur disa ushtarë kaluan 10 metra nga kufiri, trajtohet si tentim që të zhvillohet në krizë, ndërsa madje në raste të ngjashme, me dekada kishte këmbime”, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë.
Ai shton se sjellja e Turqia ka ndryshuar, ndërsa kjo nuk është mirë, për shkak se, “edhe ushtarë të tyre do të humben, siç çdoherë ndodhte kohë pas kohe, ndërsa e dyta sepse kjo nuk është sjellje e një aleati në NATO”. Shefi i diplomacisë greke shpjegon se rasti me tetë ushtarët turq është i ndryshëm nga rasti me dy ushtarët grekë, për shkak të ushtarët turq kërkuan azil në Greqi, ndërsa autoritetet greke nuk i arrestuan, ndërsa madje ushtarët nga Greqia nuk kërkuan azil në Turqi dhe u arrestuan jo sipas vullnetit të tyre.