Athinë, 16 shkurt – Vendi fqinj, termin Maqedonia, vite të gjata e ka kuptuar si emër nacional, ndërsa disi si një karakteristikë gjeografike, tani duhet të gjendet përcaktim gjeografik ose territorial. Dëshira ime është emri të jetë i papërkthyer, në gjuhën sllovene, shembull i tillë janë “Nova Makedonija”, “Vardar Makedonija” “Gorna Makedonija”, thotë Nikos Koxijas, ndërsa nëse ai do të ishte kumbar i vendit, nuk do të dëshironte të përfshihet emri Maqedoni. Megjithatë, sqaron se “për fat të keq veçmë 25 vite, Greqia zyrtarisht përdor emër të përbërë”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në intervistën e mbrëmshme për televizionin grek Alfa, të xhiruar vetëm disa orë pas negociatave maratone në Vjenë, zbuloi detaje për pozitat greke, për projekt marrëveshjen, për perspektivën tonë euro-atlantike, për ndërmjetësuesin Nimic, por edhe ku gjendemi në negociata”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Shefi i diplomacisë greke thotë se në Vjenë ka pasur pothuajse 12 orë negociata të vazhdueshme, por ende nuk ekziston marrëveshje për asnjë pikë, të paktën sipas perceptimit të tij. Në raport të deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë se janë mënjanuar tre nga shtatë pikat në biseda, Koxias thotë se ndonjëherë e rëndësishme është se si interpretohen, sepse “ndoshta Zaevi mendon se jemi dakorduar për parimet e përgjithshme për zgjidhje të disa problemeve, ndërsa unë ndoshta mendoj në zgjidhje më praktike”.
“Mendoj se kryeministri Zaev shpreh një optimizëm që është i mirë për negociatat. Kemi pasur bisedë pikë për pikë dhe kur negocion pikë për pikë, në thelb nuk mundesh të pajtohesh për asgjë. Për çdo pikë ke mendim, ka edhe pala tjetër mendimin e saj. Atë që mund ta bësh është këto mendime të ndryshme t’i vendosësh në një pako. Në mënyrë akademike këtë e quajmë pako të zgjidhjeve, që do të thotë unë do të të jap diçka që nuk është aq e rëndësishme për mua, por për ty është më e rëndësishme, ndërsa ti do të japësh një çështje që është e rëndësishme për mua, ndërsa për ty është shumë më pak e rëndësishme. Sepse në të kundërtën nuk do të ketë marrëveshje”, sqaroi shefi i diplomacisë greke.
Përcaktim gjeografik ose territorial në gjuhën maqedonase
Në raport të emrit dhe përcaktimit, Koxias tha se ekzistojnë emra të ndryshëm, siç janë , Nova Makedonija”, “Vardar Makedonija” “Gorna Makedonija”.
“Por këtu ekziston një diskutim. Emri do të jetë në latinisht, do të jetë në anglisht, me mundësi të përkthehet në të gjitha gjuhët? Kjo mendoj se është diçka që do ta dëshironin shkupjanët. Dëshira ime është më pak e përbërë. Do të dëshiroja të jetë një emër që ashtu siç do të dëgjohet edhe do të shihet, do të kuptohet se është ndonjë Maqedoni tjetër, entitet gjeografik, ndërsa jo trashëgimi historike nga Maqedonia greke”, tha shefi i diplomacisë greke, ndërsa si shembull i përmendi emrat (të gjitha i tha në gjuhën maqedonase, pa përkthim në atë greke), “Nova Makedonija”, për të cilën tha se disa debatojnë nëse është me përcaktim gjeografik ose kohor, pastaj “Vardar Makedonija”, për të cilën tha se përmban diçka të mirë për ne, sepse “edhe në gjuhën shqipe dhe në sllovene dy rrokjet e para janë të njëjta “Vardar”, ndërsa si shembull tjetër e përmendi emrin “Gorna Makedonija”.
Koxias shtoi se ekzistojnë fjalë të ndryshme, sepse “gjuha sllovene është e pasur me fjalë që mund ta shprehë këtë realitet”.
“Preferoj emri ashtu siç do të dëgjohet në nivel ndërkombëtar, të jetë e qartë se bëhet fjalë për atë pjesë të Maqedonisë që është në IRJM-në e sotme, në Shkup me shqiptarët dhe sllovenët dhe se kjo pjesë nuk ka kurrfarë lidhje me Maqedoninë greke. Edhe të jetë në gjuhën e tyre. Por, kjo nuk do të thotë se dikush mundet ta imponojë, më pyetët se çka do të ishte më së miri”, sqaroi shefi i diplomacisë greke.
Ka folur për mbiemër që do të japë definicion gjeografik ose territorial, sepse ashtu siç tha “shumë vite në vetë IRJM-në, termin Maqedoni e kuptonin si karakteristikë nacionale, ndërsa jo si gjeografike.
“Pala greke tashmë 10 vite përkrah emër të përbërë, nëse më pyesni se cilin emër do të dëshiroja t’ia jepja, si kumbar i këtij vendi, nuk do të doja ta ketë emrin Maqedoni. Por për fat të keq veçmë 25 vjet, madje edhe emrin që zyrtarisht e shfrytëzon Greqia është emër i përbërë. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, që e përmban emrin Maqedoni”, sqaroi Koxias.
Marrëveshja do të jetë në 20 faqe
Shefi i diplomacisë greke, zbuloi se pjesa e parë e projekt të marrëveshjes që Athina do t’ia propozojë Shkupit është gati, ndërsa në mes të muajit do t’i dorëzohet palës së Maqedonisë. Dokumenti do të jetë rreth 20 faqe, ndërsa sipas Koxias ka të bëjë me emrin dhe me atë që rrjedh nga emri, gjegjësisht çfarë përdorimi do të ketë emri, fjalët që rrjedhin, gjegjësisht identiteti, kombësia dhe gjuha dhe më pas edhe çështje të tjera siç janë emrat tregtarë, akronimet dhe shkurtesat. Ai sërish tha se Greqia kërkon që emri të jetë edhe për përdorim të brendshëm edhe në marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera dhe për përdorim ndërkombëtar.
Integrimi euroatlantik dhe ndryshimet kushtetuese shkojnë së bashku
Koxias në intervistën e mbrëmshme për TV Alfa e përmendi edhe Kushtetutën e Maqedonisë për të cilën tha se “ata që thonë tani menjëherë të ndryshojë, janë në dijeni se mund të ndodhë një gjë e tillë dhe ata nuk duan zgjidhje”, por megjithatë potencoi se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese për integrimin eruoatlantik të Maqedonisë.
“Ekziston afat kohor në të cilin mund të sigurohet implementimi i dy punëve. Ajo që e kërkojnë miqtë nga Shkupi, integrimi në institucionet euroatlantike dhe ajo që ne e kërkojmë, ndryshim kushtetues. Ato dy punë shkojnë së bashku. Nuk mund të implementohet njëra, pa u implementuar tjetra, sqaroi Koxias, i cili tha se është i vetëdijshëm se Maqedonia në këtë moment nuk mund të bëjë ndryshime kushtetuese për shkak të mungesës së shumicës, por shfaqi shpresë se që një marrëveshje të ketë stabilitet afatgjatë dhe të konsolidohet në vend, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese”.
Shefi i diplomacisë greke e komentoi edhe përmbajtjen e Kushtetutës së Maqedonisë, për të cilën tha se nuk është irredentizmi që ka ekzistuar para ndryshimeve në vitin 1995, por theksoi se ekzistojnë çështje kontestuese në Preambulën, në nenin 3 dhe në nenin 49, paragrafi 1 siç është “kombi maqedonas” dhe “traditat maqedonase”.
“Që t’ju sqaroj, për shembull, neni 49 paragrafi 1 flet për ‘kombin maqedonas’ ndaj IRJM-së. Ne kur flalsim për kombin grek ndaj Greqisë, flasim për diasporën greke. Kur flet për diasporën greke mendon për grekët që kanë ikur jashtë vendit. Kur flet për, në thonjëza, kombin maqedonas, mendon në atë se disa pjesë të kombit tënd ekzistojnë në një vend tjetër, si pakica”, tha shefi i diplomacisë greke.
Nimici na duhet
Koxias sqaroi se ndërmjetësuesi Nimic është i nevojshëm për bisedimet, sepse është përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së dhe do të duhet të bëjë raport për marrëveshjen, por edhe për shkak të asaj që negociatat në një pjesë të caktuar zhvillohen nën dirigjimin e Nimicit, ndërsa një pjesë drejtpërdrejtë midis ministrave të punëve të jashtme.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, në intervistën e hollësishme dhe të zgjeruar për televizionin grek Alfa, Nikos Koxias shprehu siguri se marrëveshja eventuale do të kalojë në Parlamentin grek edhe pa marrë mbështetje nga partneri i koalicionit Grekët e Pavarur.