Tiranë, 25 qershor – Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias deklaroi se në bisedimet për tejkalimin e çështjeve të caktuara me palën shqiptare asnjëherë nuk kanë folur rreth çështjes së çamëve (shqiptarë të dëbuar nga krahina e Çamërisë).
Në artikullin e titulluar “Koxias i zbuloi gënjeshtrat e Ramës dhe Bushatit”, portali “Albeu” thekson se Koxias në intervistë për „euroactiv.com“ ka deklaruar se përfaqësuesit shqiptar asnjëherë nuk e kanë përmendur çështjen e Çamërisë.
“Mendoj se do t’i zgjedhim çështjet, të cilat na presin, me kusht që partitë opozitare të të dyja vendeve të mos fillojnë të reagojnë në mënyrë histerike. Jam shumë i pikëlluar për atë të cilën e pohon opozita greke. Ata thonë se flasim për Çamërinë. Ne aspak nuk diskutojmë për atë”, deklaroi Koxias.
Thekson se për herë të parë “një qeveri tjetër greke” në fillim të vitit 1990 ka debatuar rreth kësaj çështje, duke theksuar se ishte dëshmitar, sepse ka marr pjesë në atë debat.
Në ndërkohë pritet të finalizohet marrëveshja rreth përcaktimit të kufirit detar ndërmjet dy vendeve, me çka, sipas akuzave të opozitës, Shqipëria dhe i ik Greqisë 12 milje nga Deti Jon.
Media greke raportojnë se marrëveshja për kufirin detar do të nënshkruhet në dhjetë ditët e para të korrikut nga shefat e diplomacive Koxias dhe Bushati në prani të kryeministrave Cipras dhe Rama.