Bruksel, 27 prill – Duhet të kuptohet nga pala tjetër se duhet të pajtohet për erga omnes dhe të shkojmë përpara drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pozitive, thotë shefi i diplomacisë greke nga Brukseli pas Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.
“E thamë qartë që të marrë IRJM ftesë për në NATO, duhet ta zbatojë vendimin e Bukureshtit të vitit 2008 si dhe rezultatet e negociatave. Duhet të kuptohet nga pala tjetër se duhet të pajtohet për erga omnes dhe të shkojmë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pozitive”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në ndërkohë, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se NATO e përshëndet faktin që zhvillohen biseda mes Shkupit dhe Athinës në tentimin të gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për kontestin me emrin.
“Ne e përshëndesim faktin që tani ka biseda mes Shkupit dhe Athinës në tentimin të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin me emrin. Ministri grek i Punëve të Jashtme nuk brifoi për përpjekjet në këto takime”, deklaroi Stoltenberg në pyetjet e gazetarëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Qëndrimi i NATO-s, sipas tij, është i qartë.
“Pasi që kontesti me emrin të zgjidhet ne jemi të gatshëm ta ftojmë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-s. Kjo shumë varet nga problemi me emrin, ky problem i rëndë nuk u zgjidh gjatë shumë viteve, por tani ka mundësi të re, përpjekje të reja nga Shkupi dhe Athina dhe shpresoj se do të gjejnë rrugë për sukses dhe rrugë për zgjidhjen e problemit”, tha ai. Në Bruksel sot u mbajt takimi i rregullt i shefave të diplomacive të NATO-s.
Pas takimit sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg deklaroi se NATO mbetet në politikën e dyerëve të hapura, ndërsa në takim është biseduar për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë dhe për Ukrainën.