Athinë, 2 maj- Ne vepruam drejtë që e hapëm çështjen erga omnes, mundëm t’i udhëhiqnim negociatat, ndërsa me atë të jemi afër, për herë të parë aq afër marrëveshjes. Por, edhe po të mos ekzistojë marrëveshje, ne nuk do të jemi fajtorë dhe këtë e di gjithësia, thotë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në intervistë për emisionin “Istories” të televizionit grek Skaj.
Koxias konsideron se negociatat shkonin dhe po shkojnë mirë, por duhet dhe tashmë është çështje e palës tjetër “nëse do të pranojë erga omnes, dhe ai është vendim i guximshëm” dhe sqaron se është perceptim i gabuar, erga omnes të jetë vetëm për përdorim të jashtëm.
“Që të jetë e vërtetë erga omnes duhet të implementohet edhe në brendësinë e vendit. Mund të lidhet marrëveshje ndërkombëtare që do ta përmbajë tërë këtë? Mundet dhe ekzistojnë juristë që besojnë në atë. Por, përvoja tregon se nëse ndërrohet kjo Qeveri, e ardhshmja do ta dërgojë Zaevin në burg, duke thënë se e ka shkelur Kushtetutën, me pranimin e emrit ndërkombëtar që nuk është parashikuar dhe nuk është e lejuar nga Kushtetuta. Përkatësisht edhe për mbrojtjen e tyre, nevojitet ndryshim i Kushtetutës”, thotë Koxias.
Siç njoftoi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, në intervistën e mbrëmshme për Skaj, këtë qëndrim të tij edhe njëherë e vërtetoi me shembullin e dokumenteve, se nuk mundet në dokumentet e jashtme dhe të brendshme të shfrytëzohet emër i ndryshëm, sepse do të ketë momente kur një dokument i brendshëm, për shembull, letërnjoftimi ose Kushtetuta, ose diploma e fakultetit, të përkthehen në gjuhë tjetër për përdorim në vendet e huaja, dhe në atë rast mund ta përmbajnë jo emrin e ri por atë kushtetues. Sipas Koxias, kjo mund të sjellë deri në mospajtimet e përditshme për atë se cili emër mund të përdoret.
“Kjo do të jetë zënkë e vazhdueshme. Prandaj, çdo herë potencoj se zgjidhja duhet të jetë stabile, afatgjate dhe të zgjidhet, në vend se të krijojë probleme”, shton Koxias.
Në raport me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, i pyetur për atë nëse është i mundur një “integrim i përkohshëm”, përgjigjet negativisht, duke sqaruar se kjo mund të krijojë probleme dhe presione ndaj Greqisë.
“Mund të dakordohemi të jepet ftesë, nga NATO-ja jepet ftesë dhe pastaj ajo ratifikohet në Parlamente. Pastaj, parlamentet atë e dërgojnë deri te SHBA-ja, në Uashington, sepse është rojtar i marrëveshjeve të NATO-s që nga formimi. Këtu ku qëndron problemi? U sqaroj të gjithëve. Të themi se janë 29 shtete anëtare të NATO-s, 28 prej tyre kanë përfunduar me ratifikim, ndërsa ne nuk e kemi ratifikuar, sepse nuk i kanë bërë ndryshimet që i premtuan. Kush do të rrihet? Ata nga 28 vendet ose ne, që do të na shtypin? Ashtu do të bartet problemi”, tha Koxias, transmetoi MIA.
Shefi i diplomacisë greke, edhe njëherë përsëriti se koha është shumë e shkurtër për arritjen e marrëveshjes deri në Samitin e korrikut të NATO-s. Sqaroi se për mbajtjen e referendumit në Maqedoni, nevojiten dy muaj, pastaj do të duhet të ratifikohet në Kuvend, dhe në KB, që të nënshkruhen marrëveshjet ndërkombëtare. Tërë kjo, sipas Koxias, nuk mund të bëhet në periudhën që mbetet, përkatësisht për dy muaj.
Në raport të asaj nëse ekziston marrëveshje për emrin, ai thotë se nuk është problemi në atë cili do të jetë emri i ri, sepse është dakorduar të jetë i ndërlikuar dhe gjeografik, ndërsa Maqedonia do të duhet të zgjedh njërin nga propozimet e Nimicit, me përjashtim të Republikës së Maqedonisë (Shkupi), emër i cili tashmë është hedhur poshtë nga pala greke.
I pyetur për atë nëse ndërmjetësuesi ka dorëzuar propozim përfundimtar dhe të kompletuar, Koxias thotë se Nimic ka bërë vlerësim të negociatave të fundit, “se cila palë duhet të sjellë vendim dhe të pajtohet”, por nuk zbuloi se cila është pala që duhet të bëjë lëshime. Shefi i diplomacisë greke komenton se ndërmjetësuesi është objektiv edhe krahas asaj që ndonjëherë edhe njëra palë edhe tjetra kanë ankesa.
“Ndonjëherë ne kemi ankesa, ndonjëherë të tjerët. Nimic 25 vite punon në këtë çështje, na ka parë se u afruam drejt zgjidhjes, e sheh disponimin e mirë dhe nga të dyja palët mundohet të na inkurajojë të përfundojmë”, thotë Koxias.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, konsideron se për Greqinë ka qenë momenti më adekuat të fillohen negociatat sepse, sipas tij, bisedat ishin dhe janë mes të dyja palëve, sepse “Gjermania shumë muaj nuk kishte Qeveri, ndërsa SHBA-ja nuk është shumë e interesuar për Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti në të kaluarën”.