Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, sot kanë biseduar për dallimet rreth emrit, por më shumë, siç sqaroi ministri i Maqedonisë, për vetë procesin për atë si si do të zhvillohet, për metodën dhe modalitetet, por edhe se cilat janë interesat dhe shqetësimet e të dyja palëve lidhur me këtë çështje që të ketë mirëkuptim më të madh lidhur me atë se si njëra palë dhe pala tjetër e perceptojnë problemin.
Në takim, siç theksoi Dimitrov, ai ka shfaqur shpresë se Greqia do ta njohë realitetin e ri në Republikën e Maqedonisë dhe dëshirë për miqësi të sinqertë.
“Pres dhe shpresojmë në ndihmën dhe mbështetjen në integrimet tona evropiane dhe duam një njëri-tjetrin ta shohim si mik dhe aleat të ardhshëm dhe të mos përdorim dinakëri”, tha Dimitrov.
Ministri Koxias theksoi se të dy vendet janë tejet fqinj të afërt të cilët i lidhin shumë punë dhe për këtë duhet të vazhdohet me ndërtimin e masave të besimit dhe zgjidhjes së problemeve në interes të qytetarëve të tyre.
“Greqia mbështet dhe vazhdon ta mbështesë me të gjitha forcat e saj stabilitetin, sovranitetin e këtij vendi verior miqësor. Ky stabiliteti i juaj e ushqen stabilitetin tonë, ndërsa zhvillimi ynë i ushqen edhe zhvillimin dhe stabilitetin tuaj”, theksoi Koxias.
Shtoi se Greqia po angazhohet për stabilitet të të dy vendeve dhe të lidhjeve dhe relacioneve të tyre reciproke, për mos ndryshimin e kufijve edhe të njërit vend edhe të vendit tjetër, për sovranitetin e çdo shteti, por, siç tha, edhe për zhvillimin e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai beson se hyrja e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht të Maqedonisë në NATO do të jetë mirë për zhvillimin e tërë rajonit.
Në takim të dy ministrat kanë biseduar për masat për ndërtimin e besimit, për avancim të marrëdhënieve në pjesën e bashkëpunimit policor dhe sigurisë në fushën e arsimit, ekonomisë.