Shkup, 23 mars – Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot në kuadër të vizitës në Maqedoni do të takohet edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të realizohet në orën 16:15 deri në orën 17:00 në sallën Qeverisë.
Momentalisht në në Ministrinë e Punëve të Jashtme po vijon takimi midis shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias
Në këtë takim pritet që të shqyrtohen pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas takimeve tat-a tet, midis shefave të diplomacive pasojnë bisedat plenare midis dy delegacioneve.Të dy ministrat më pas do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.
Gjatë vizitës shefi i diplomacisë greke do të ketë takime edhe kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.