Athinë, 11 maj – Kur do të kemi marrëveshje dhe ratifikim juridik të së njejtës, atëherë do të hapet rruga drejt BE-së, thotë shefi i diplomacisë greke në përgjigjen ndaj pyetjes së korrespondetes së MIA-s nga Athina, në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit për të ardhmen e Evropës, që sot u mbajt në Sunio.
“Mendoj se prej momentit kur do të arrijmë marrëveshje dhe do të ekzistojë ratifikim juridik të marrëveshjes, rruga për t’u hapur negociatat me Bashkimin Evropian është e hapur, Nesër në orën 10:30 do të kemi raund të ri negociatash, vjen edhe Nimic, negociatat paraprake u mbajtën në Selanik, pa praninë e tij. mendoj se nëse edhe të dyja palët thellë nga zemra dëshirojmë të përfundojmë me problemin që nuk do të duhej të jetë i pazgjidhur. Siç them me Nikollën, si ministra jemi të thirrur që të zgjidhim problem që nuk e krijuam”, tha Koxias.
Me atë rast ai nuk dha përgjigje konkrete në pyetjen e MIA-s nëse në frymën e diskutimit të sotëm për rëndëlsinë e perspektivës evropiane të rajonit, Greqia do të pranonte që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese, nëse paraprakisht nuk ka zgjidhje të emrit.