Pas arritjës së marrëveshjës mes Greqisë dhe Maqedonisë, Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias, ka thënë së faktori shqiptar kishte rolin përcaktues në finalizimin e Marrëveshjes së Prespës, transmeton Gazeta Metro, pwrcjellw gazeta KOHA.
Në një intervistë për televizionin publik ERT, Koxias ka zbardhur disa prej prapaskenave të negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin kushtetues të Maqedonisë.
Ai tha se përpjekjet e qeverisë Tsipras filluan në verën e 2015-ës, kur në pushtet ishte Nikolas Gruevski, por këto përpjekje nuk dhanë rezultat. Ish-shefi i diplomacisë, zbuloi se në të njëjtën kohë nisën bisedimet edhe me kreun e opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, si edhe me Ali Ahmetin, të cilin gjatë intervistës e cilësoi si “liderin natyral të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.
Ai deklaroi se dy politikanët shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani ishin aleatët e grekëve në negociata dhe se ky bashkëpunim çoi në arritjën e marrëveshjës.
“Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, zv/kryeministri aktual, ishin aleatët tanë në negociata. Ky bashkëpunim me shqiptarët dha fryte deri në fazën përfundimtare të negociatave.” raporton gazetametro.net (koha.mk)