Athinë, 29 mars – Javën e ardhshme, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë do t’i njoftojë kryetarët e partive politike greke për rrjedhën e bisedimeve për emrin pas bisedimeve në Vjenë, bënë të ditur mediat greke, duke u thirrur në burimet e tyre.
Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, për informacionin nuk ka konfirmim zyrtar, ndërsa mediat në Greqi duke u thirrur në burime nga partia Lëvizja për ndryshime, publikuan se shefi i diplomacisë greke tashmë ka pasur bisedë telefonike me kryetaren Fofi Genimata, por edhe me liderin e Rekës, Stavros Teodorakis.
Sipas televizionit grek Skaj, Koxijas, ka folur në telefon edhe me përgjegjësin e Politikës së Jashtme në Demokracinë e Re, Jorgos Kumucakos.
Televizioni Antena, publikoi se shefi i diplomacisë greke, nga bashkëbiseduesit e tyre ka kërkuar që të takohen menjëherë pasi të kthehet nga Vjena, që t’i njoftojë për bisedimet.
“Kjo është diçka që nuk e di se a duhet ta interpretojmë se gjendemi afër një qorrsokaku ose afër daljes”, komentoi gazetarja e TV Antena.