Beograd, 11 prill – Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot në Beograd deklaroi se është bërë një hap përpara në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe se për mbylljen e tij nevojitet kompromis.
“Realizëm dhe pragmatizëm është çelësi i zgjidhjes. Nevojitet kompromis, por jo kompromis i kalbur. Të dyja palët duhet të kuptojnë se nuk mund të fitojnë gjithçka”, deklaroi Koxias pas takimit me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Shefi i diplomacisë së Serbisë, madje, tha se bisedimet e drejtpërdrejta dhe kërkesa e interesave të përbashkëta janë mënyrë më efikase për tejkalimin e problemeve “të cilat prekin në të kaluarën, traditën dhe historinë e rajonit”.
Theksoi se Serbia ka mirëkuptim për qëndrimin e Greqisë dhe e përsëriti qëndrimin e tij disa herë të theksuar se njohja e Maqedonisë me emrin kushtetues ka qenë “hap i pamenduar” i Beogradit.
Sipas Daçiqit, sjellja e Maqedonisë ndaj Serbisë “nuk ka qenë adekuate”, duke e theksuar atë që Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sonte nga Beogradi vjen në Ohër ku nesër do të ketë takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.