Athinë, 25 mars – Për takimet në Shkup dhe rrjedhën e bisedimeve, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Koxias e ka njoftuar kryeministrin grek Aleksis Cipras në takimin në pallatin kryeministror gjatë ditës së djeshme, publikuan mediat greke.
Sipas informacioneve në mediat e Greqisë, Athina konsideron se ka progres në negociatat. Bisedimet në Shkup kanë kaluar në klimë të mirë, ndërkaq edhe më tej mbetet dallimi lidhur me Kushtetutën e Maqedonisë, sepse “pala greke nuk heqë dorë nga kërkesa për revizion kushtetues, jo vetëm lidhur me emrin por edhe lidhur me irredentizmin”.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, takimi nuk ishte paralajmëruar as nga Kabineti i Ciprasit, as nga MPJ-ga greke, e as ka pasur kumtesë zyrtare pas përfundimit të bisedimeve.