Shkup, 23 mars – Duhet të gjejmë zgjidhje e cila nuk do të nënvlerësojë askënd dhe do t’i hapë dyert e ardhmërisë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për media me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias.
Dimitrov tha se kanë pasur biseda të mira në të cilat ka dominuar çështja për dallimet rreth emrit dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme.
“E interesit të përbashkët është të gjendet zgjidhje për këtë problem shumëvjeçar. Çështja po zgjat shumë kohë, po tentojmë të ndërtojmë besim dhe t’i largojmë paragjykimet të cilat ende ekzistojnë. Edhe nga ana tjetër ka vullnet për bisedë dhe për gjetje të zgjidhjes”, tha Dimitrov.
Paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim me Koxiasin në Vjenë në të cilën do të jetë edhe ndërmjetësuesi Methju Nimic.
“Sot bëmë hapa t’i zgjedhim problemet, të cilat nuk i krijuam ne, po i gjetëm. Jemi të obliguar t’i zgjidhim dhe kjo do të ndihmojë për miqësi mes të dy popujve, për stabilitetin dhe sigurinë dhe për zhvillimin e dy shteteve dhe tërë rajonit”, deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, në konferencën për media në MPJ.
Ai theksoi se beson në negociata të ndershme prej të cilave në të ardhmen të dyja palët do të fitojnë, të dyja palët do të kenë përftimet pa fitues apo humbës. Greqia, dëshiron kompromis, shton Koxias në konferencën për shtyp në në MPJ.