Kovid kriza e rritë numrin e të papunëve, në shtator në evidencë mbi 151.000

22

Shkup, 21 tetor – Gjithsej 159.359 persona të papunë janë regjistruar në Agjencinë për punësim në fund të shtatorit të vitit 2020. Në evidencën e të papunëve sipas të dhënave të publikuara nga fillimi i kovid krizës numri i të papunëve është më i madh për 43.627 persona.

Nga Agjencia sqarojnë se me situatën më 30 shtator të vitit 2020 janë evidentuar 14.819 persona të papunë në bazë të fluksit të marrëdhënies së punës për të cilët ndërprerja, gjegjësisht çregjistrimi nga sigurimi i obligueshëm social është regjistruar në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, gjegjësisht në periudhën e krizës të shkaktuar nga Kovid-19.

Gjatë shtatorit, numri i atyre të cilët kanë marrë statusin e personit të papunë arrin 13.702. Në evidencën e të papunëve janë paraqitur 2.096, 3.880 janë larguar nga evidenca e të papunëve sipas të gjitha bazave ligjore, 1.411 janë persona nga evidenca e personave të tjerë të cilët kërkojnë punë, 7.102 janë persona të cilët janë ndërprerë të llogariten në evidencën e personave të papunë, 1.053 janë larguar nga evidenca sipas bazës ligjore, ndërsa 1.385 persona kanë kaluar në evidencën e personave të tjerë të cilët kërkojnë punë.

Agjencia sqaron se për 4.464 persona që fituan statusin e personave të papunë në periudhën nga 01.09.2020 deri më 30.09.2020 në bazë të fluksit të punësimit, çregjistrimi nga sigurimi i detyrueshëm social u regjistrua në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, gjegjësisht në periudhën e krizës së shkaktuar nga virusi kovid-19.

Gjatë shtatorit të këtij viti, 4.664 persona ishin të punësuar, dhe vendet e lira të shpallura në Agjenci janë 5754.

Përfituesit e së drejtës për kompensim monetar në përputhje me Ligjin për Punësimin dhe Sigurim në rast të papunësisë në shtator të vitit 2020 ishin 6.800 persona, nga të cilët 1.755 janë teprica, 4.656 punëtorë sezonalë dhe 389 falimentues.

Në mars, kur filloi korona kriza në evidencën e Agjencisë janë regjistruar 107.732 persona të papunë, në prill ai numër u rrit në 114.762 persona, në maj në 121.187 persona, në qershor 133.455 persona, në korrik në 141.777 persona, në gusht arriti në 144.759 persona të papunë dhe në Shtator 151.359 persona.

Nga rajonet, shumica e personave pa punë mbetën në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar …

Në Shkup nga marsi deri në shtator numri i të papunëve u rrit nga 19.273 në 29.686 persona, në Manastir nga 4.987 në 6.720, në Veles nga 4.021 në 5.341, Vinica nga 669 në 1.041, Gjevgjeli nga 960 në 1.940, Gostivar 7.022 në 10 653, Dibër nga 2.123 në 2.938, Kërçovë nga 2.826 në 4.037, Kocani nga 2.593 në 3.608, në Kriva Pallanka 2.477 deri në 2.986, Kumanovë 12.412 në 15.734, Prilep nga 7.157 në 9.060, Strumicë nga 4.476 në 6.521, Tetovë nga 13.190 në 18.563 dhe në Shtip nga 2.674 deri në 4.344 persona të papunë.