Kovid-19/Nga java e ardhshme paralajmërohen termine të reja për teste

32

Shkup, 24 tetor – Gjithsej 518 raste të reja të personave të sëmurë me Kovid-19 ishin regjistruar dje në vend. Rritje e të saposëmurëve kohëve të fundit është vërejtur në të gjithë rajonin, por edhe në Evropë. Për herë të parë në kontinent pardje ishin evidentuar 200.000 të infektuar për një ditë.

Përveç në Bullgari, numër rekord janë paraqitur në Francë, Itali, Austri, Kroaci, Slloveni dhe Bosnja e Hercegovinë. Si rajon, Evropa tashmë regjistron më shumë raste të reja se sa tre shtetet e goditura më rëndë – SHBA-ja, Brazili dhe India.

Siç kumtoi dje Ministria e Shëndetësisë te ne janë bërë 2367 teste, ndërsa si të shëruar janë regjistruar 200 pacientë. Në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar nëntë persona të vdekur, katër pacientë nga Shkupi (36, 60, 65 dhe 53 vjet) një pacient nga Shtipi (66 vjet) një nga Radovisht (72 vjet), një nga Strumica (71 vjet), një nga Probishtipi (75 vjet) dhe një pacient nga Makedonska Kamenica (44 vjet).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 25991, numri i pacientëve të shëruar është 18247, numri i viktimave është 883, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 6861.

Pas reagimit të opinionit se qytetarët kohë të gjatë presin për testim, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje përmes profilit të tij në Fejsbuk theksoi se vala e fuqishme e vjeshtës i ka rënduar laboratoritë për testim, por punohet në gjetjen e zgjidhjes për termine të reja.

“Këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë që të arrihet me përpunimin e testeve, ndërsa sot kemi biseduar për hapjen e terminëve të rinj në fillim të javës së ardhshme. Të gjitha kapacitet janë angazhuar maksimalisht, kolegët punojnë në tre ndërrime. Besoj se shpejtë do të gjejmë zgjidhje për tejkalimin e situatës”, theksoi Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë dje kishte mbledhje me drejtorët e Klinikave universitare, Spitalet klinike dhe të përgjithshme përreth shtetit, si dhe me infermieret kryesore nga Klinikat në Shkup.

Pas mbledhjes ai ka informuar se në periudhën e ardhshme i përforcojnë të gjitha kapacitete plotësuese në vend,bëhet mobilizimi i tërësishëm i punonjësve shëndetësor nga shëndeti publik, të cilët do të përfshihen në shërimin e pacientëve me koronavirus, ndërsa gjithashtu do t’u dalin në ndihmë kolegëve në repartet infektive.

Filipçe shtoi se përgatisin kapacitete plotësuese me qëllim të ballafaqimit më të mirë me këtë virus të paparë në periudhën e dimrit, duke potencuar se në pritje janë për të arritur edhe testet e shpejta në ndihmë gjatë detektimit të pranisë së virusit kovid gjatë hospitalizimit të pacientëve.

“Në mbledhje ishte dakorduar të gjithë drejtorët të bëjnë riorganizim plotësues të hapësirës me qëllim që të sigurojnë kapacitete plotësuese në repartet interne dhe si optimizim i kuadrit mjekësor nga Klinikat në Shkup i cili do të aktivizohet për ndihmë plotësuese në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ku trajtohen pacientët me Kovid-19”, informuan dje nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa Komisioni Evropian ka ndarë 100 milion euro për blerje prej 15-22 milion teste të shpejta për Kovid-19.

Mjetet janë ndarë nga Instrumenti evropian për mbështetje urgjente dhe duhet t’i mbulojnë nevojat aktuale të BE-së, potencon Brukseli.

“Që ta parandalojmë virusin, duhet të testohemi sa më shumë që është e mundur. Testimi i shpejtë, me rezultate të shpejta, është i rëndësishëm në këtë situatë”, thotë kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen.(koha.mk)