Londër, 28 shkurt – Numri i personave të shëruar nga koronavirusi në botë tejkaloi 90 milionë, gjegjësisht 90.218.000 persona.
Sipas të dhënave në ueb faqen “Uorldmeteres”, katër vende me më shumë raste të infektimit me koronavirus gjithashtu kanë shënuar numër më të madh të pacientëve të shëruar.
Në SHBA janë shëruar 19,632,523, në Indi 10,775,169, në Brazil 9,386,440 dhe 3,811,797 në Rusi. Vijon Britania e Madhe me 2,846,208, Spanja me 2,647,446, Turqia me 2,565,723, Italia me 2,398,352, Gjermania me 2,248,400 dhe Kolumbia me 2,145,450 të shëruar.
Në botë ka 21.914.10 raste të infeksionit me koronavirus. Deri më tani 114.453.166 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa nga Kovid-19 jetën e kanë humbur 2.538.838 persona.