Berlin, 10 qershor – Pandemia me Kovid-19 me siguri do të bëhet epidemi deri në vjeshtë apo dimër, për të cilën mund të pritet të përsëritet çdo vit, por edhe të kontrollohet me vaksinë, deklaroi virologu gjerman, publikoi Gardian-i.
Kristian Dosteni theksoi se beson se numri i të sëmurëve nga virusi korona do të rritet pas verës, por se sëmundja do të mund të kontrollohet. Edhe pse kërcimi me siguri do të përshkruhet si “valë e katërt”, tha ai, me siguri do të shënojë fillim të “fazës së re endemike” apo “epidemi sezonale” që do të përsëritet gjatë disa viteve, por mund të jetë nën kontroll me rivaksinim.
Drosteni është udhëheqës i departamentit për virologji në Spitalin Universitar në Berlin, dhe është zë kryesor që i këshillon qeverinë dhe shëndetin publik gjatë pandemisë. Ai shpjegoi se edhe krahas indikacione të qarta se virusi por kontrollohet gjithnjë e më shumë, ndërkaq ekziston rrezik për shkak të njerëzve të cilët nuk arrijnë ta marrin dozën e dytë apo besojnë se vaksinat më nuk nevojiten.
“Për momentin jemi në një fazë kalimatre”, tha Drosteni për Corona Update nënkast popullor i përjavshëm në rdaion gjermane NDR.
“Qëllimi ynë i ardhshëm si shoqëri është që 80 për qind të popullatës së rritur të vaksinohen plotësisht. Ai tha se të gjitha pritjet janë se Gjermania do ta mbërrijë këtë qëllim deri në fund të gushtit apo në mes të shtatorit. Për momentin, 23 për qind kanë marrë dy doza të vaksinës dhe 47 për qind kanë marrë një dozë.