Uashington, 7 korrik – Pandemia ka shkaktuar rënie të vlerës së pasaportës së SHBA-së kuptohet nga indeksi i pasaportave më të dëshiruara të Henley & Partners me të cilin vlerësohet liria e lëvizjes së mbajtësve të dokumenteve të identifikimit.
Në indeks, dokumenti i identifikimit të Maqedonisë së Veriut është renditur në vendin e 47-të dhe mbajtësit e pasaportës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa viza në 124 vende.
Indeksi i ndjek ndryshimet në çdo tre muaj dhe në praktikë, siç theksojnë nga Henley & Partners, numri i destinacioneve në dispozicion ku nuk duhet vizë dukshëm dallohet dhe varet nga ajo sa vendet përballen me sukses me pandeminë.
Indeksi nuk i merr parasysh masat kufizuese të vendosura nga qeveritë për shkak të pandemisë, por e aktualizon gjendjen e re në post-Kovid-19, kur liria e lëvizjes së qytetarëve në disa vende, si SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, ku pandemia nuk dobësohet, plotësisht do të ulet.
Ndalesa për udhëtim të shtetasve të SHBA-së në BE për shkak të paaftësisë së Uashingtonit të përballet me epideminë ka hyrë në fuqi më 1 korrik. Edhe pse pasaporta e SHBA-së është renditur në pozicionin e shtatë, pas vendeve si Japonia, Singapori, Koreja e Jugut apo Gjermania, amerikanët tani kanë lirë të njëjtë të lëvizjes si Meksika dhe Urguai (renditet përkatësisht në vendin e 25 dhe 28).
Nëse në këtë tremujor gjendja nuk ka ndryshuar, vlera e pasaportës amerikane në mënyrë drastike do të ulet.
Në BE tani për tani mund të hyjnë shtetas nga vetëm 15 vende. Brazili dhe Rusia gjithashtu janë vende në kategori të njëjtë të vendeve si edhe SHBA-ja për të cilat kufijtë e BE-së mbesin të mbyllura. Kufijtë e BE-së tani për tani mbesin të mbyllura edhe për Maqedoninë e Veriut, ndërsa dokumenti i identifikimit të vendit tonë është renditur në vendin e 47-të në indeks, me 124 vende ku mund të udhëtohet pa vizë. (koha.mk)