Londër, 14 janar – Sekretari shtetëror britanik për transport Grant Shaps sot bëri të ditur se është ndaluar hyrja për udhëtarët nga Amerika Jugore, Panamaja dhe Portugalia për shkak të variantit të mutuar të virusit korona të zbuluar në Brazil.
“Mora vendim urgjent të ndaloj hyrjen për ata të cilët mbërrijnë nga Argjentina, Brazili, Bolivia, Ishujt Kepi Verde, Kili, Kolumbia. Ekuadori, Guajana Franceze, Guajana, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Surinami, Uriguaji dhe Venezuela – duke filluar prej nesër në mëngjes në orën 4 pas dëshmive për ekzistim të variantit të mutuar të Kovid-19 në Brazil”, publikoi Shaps në Tuiter.
“Udhëtimet nga Portugalia në Britani të Madhe gjithashtu do të ndërpriten, duke marrë parasysh lidhjet e forta transportuese me Brazilin – duke vepruar si mënyrë tjetër për uljen e rrezikut nga importimi i infektimeve”, shtoi ai. Qytetarëve britanikë dhe irlandezë do t’u lejohet të kthehen në Britani të Madhe nga ato vende nëse izolohen dhjetë ditë me shtëpitë e tyre pas mbërritjes.
Kryeministri Boris Xhonson dje paralajmëroi se vaksinimi në Britani të Madhe do të zhvillohet 24 orë.