Boksieri rus Sergej Kovalev do të rikthehet në ring me 3 mars të vitit të ardhshëm, kur në Nju Jork do të mbrojë titujt kampionë bote të peshës “light heavyweight” në kategoritë “WBO” dhe “IBA” ndaj patriotit të tij Igor Mikhalkin. Ky duel do të jetë edhe për titullin e kategorisë IBO, që është vakant. Lajmin e ka konfirmuar Kovalev, që një muaj më parë mori titujt kampionë bote ndaj Shabransky, ndaj dhe ka përzgjedhur sërish “Madison Square Garden” të Nju Jorkut për të dueluar. “U argëtova në këtë stadium në nëntor, pasi aty ndihem si në shtëpinë time”, tha Kovalev. Rivali i tij është një emër pak i njohur në peshën e tij edhe pse Mikhalkin numëron 22 duele si profesionist, me 21 fitore dhe vetëm një humbje. Ndërsa Kovalev ka zhvilluar 34 duele si profesionist, ka fituar 31, humbur 2 dhe barazuar në një rast. “Do të jetë një përballje e fortë dhe besoj se fansat do të argëtohen. Megjithatë, unë kemi frikë askënd dhe kam kohë për të përgatitur këtë sfidë. Kjo nuk është hera e parë që përgatitem për një duel kaq të vështirë, ku më duhet të mbroj titujt. Kemi programuar gjithçka dhe do të jemi gati më 3 mars”, tha Kovalev.