Kovaçevski: Vllehët janë pjesëmarrës të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të vendit

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti sot një delegacion të komunitetit vllah nga vendi ynë i përfaqësuar nga anëtarë të partive politike, shoqatave qytetare, Drejtorisë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komuniteteve, si dhe nga Universiteti “Sh. Cirili dhe Metodi”.

Siç kumtojnë nga pres konferenca e Qeverisë, në prag festës së ardhshme të vllehëve 23 maj – Ditës Kombëtare të Vllehëve kryetari i Lidhjes Demokratike të Vllehëve, Nikolla Babovski, ka informuar për përgatitjet për manifestimin qendror me të cilën do të shënohet festae komunitetit vlleh në vendin tonë.

Duke e uruar festën në emër të tij dhe të Qeverisë, kryeministri Kovaçevski theksoi kontributin e popullit vlleh në zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë dhe përkrahu aktivitetet e komunitetit vlleh për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës së tyre.

Advertisements

Siç theksojnë, anëtarët e delegacionit vlleh e njoftuan kryeministrin Kovaçevski për pjesëmarrjen e tyre aktive në krijimin e Strategjisë për shoqëri dhe ndërkulturalizëm, me konceptin e një programi që përfshin studimin e gjuhës dhe kulturës vllehe në nivele të ndryshme të vendit, sistemi arsimor, si dhe përpjekjet e tyre për të risjellë etno festivalin vlleh.