Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se edhe krahas paralajmërimeve të caktuara, të cilat vijnë nga përfaqësues të vendeve-anëtare të BE-së nga vetë Unioni për formimin e bashkësisë gjeopolitike evropiane, beson se procesi i zgjerimit, pjesë e të cilit është edhe vendi ynë, nuk do të preket nga harmonizimi i Bashkimit Evropian me rrethimin e ri gjeopolitik në Evropë dhe raportet momentale pas luftës në Ukrainë.
“Për momentin këto janë mendime dhe koncepte, të cilat ende nuk janë prezantuar në Këshillin Evropian. Situata e re gjeopolitike në botë dhe në Evropë, sidomos duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, gjithsesi se urdhëron që BE-ja si bashkësia më e madhe e shteteve në Evropë ta mendojë zhvillimin e saj të mëtutjeshëm. Por, kuptohet, në BE ekziston procesi i zgjerimit në të cilin proces ne jemi pjesë dhe kuptohet që ky proces i zgjerimit, i cili është bërë sipas metodologjisë së re, të grupimeve në hapje të kapitujve nuk duhet dhe unë besoj se nuk do të preket nga harmonizimi normal i BE-së me rrethimin e ri gjeopolitik në Evropë dhe raportet, që i ka për momentin Evropa me luftën në Ukrainë, por kuptohet edhe raportet pas përfundimit të luftës”, tha kryeministri Kovaçevski.