Ju bindë se të gjitha rekomandimet nga konferenca unë dhe Qeveria do t’i marrim si kontribut thelbësor në realizimin e qëllimit tonë të përbashkët. Të ndërtojmë qasje multisektoriale për përgjigje adekuate të kërcënimeve dhe pasojave që i shkaktojnë dezinformatat, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në video fjalimin në konferencën “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, organizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.
“Të japim kontributin dhe mbështetjen tonë në bashkimin dhe angazhimin e përbashkët të institucioneve shtetërore, mediumeve, organizatave qytetare, komunitetit akademik dhe sektorit privat, sepse kjo çështje është përgjegjësia jonë e përbashkët, është e përbashkët sepse dezinformatat kanë për qëllim t’i minojnë dhe t’i vendosin nën dyshim të gjitha vlerat demokratike në të cilat është ndërtuar shoqëria jonë”, theksoi kryeministri.
Bota demokratike, potencoi ai, është nën sulm të vazhdueshëm nga qendrat propaganduese, qëllimi i të cilave është të fusin frikë dhe pasiguri tek popullata, t’i minojnë demokracitë dhe në mënyrë të pandershme, manipuluese, në dëm të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, të përhapin ndikime të palëve të treta.
Porositi se Qeveria qëndron me vendosmëri në kundërshtimin e dezinformatave dhe vazhdimisht vendosë partneritete në këtë betejë globale, me NATO-n, me Fejsbuk-un dhe Google, me serviset e pavarura për kontrollim të fakteve, me institucionet vendore, me organizatat mediale dhe me mediumet.
Vlerat tona themelore në këtë betejë, theksoi Kovaçevski, janë e vërteta dhe transparenca maksimale, si dhe sistemi për anashkalim të shpejtë të gënjeshtrave me qëllim që të pamundësohet përhapja e mëtejme e dezinformatave.
Në pjesën e legjislaturës me ndryshimet në ndëshkimin për vepra penale lidhur me fjalorin urrejtës, përkujtoi ai, dërguam porosi serioze drejt dezinformatorëve, qëllimi i të cilëve është të nxisin urrejtje.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se beteja me dezinformatat nuk do të përfundojë shpejtë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë se qasja dhe përgjigja jonë duhet të jenë vazhdimisht të avancuara në mënyrë që t’i ndjekin të gjitha invoacionet e fuqive regresive. prandaj porosis në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë, se mbetemi partnerë dhe pjesëmarrës aktivë në këtë betejën tonë në përballje me dezinformatat”, theksoi Kovaçevski.