Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se diskutimi për taksimin progresiv duhet të vazhdojë përmes një procesi gjithëpërfshirës, ndërsa në atë proces, në të ardhmen, me zgjidhje të re softuerike të merren parasysh të ardhurat e përgjithshme në familje.
“Ai diskutim duhet të vazhdojë, përmes një procesi gjithëpërfshirës në të cilin do të përfshihen jo vetëm odat ekonomike, por edhe ata që preken, që e paguajnë tatimin personal për të punësuarit. Gjithashtu, DAP përmes vendosjes së sistemeve të reja, zgjidhjeve softuerike, ku nuk do të shihen qytetarët në bazë individuale, por në bazë familjare. Gjithashtu, do të duhet bëhet edhe rishikim të përjashtimeve tatimore”, deklaroi sot Kovaçevski për TV Sitel.
Ai paralajmëron se shteti do ta paguajë borxhin për energjinë elektrike të Qendrës Klinike. “Shteti duhet t’i ndihmojë financiarisht. Klinika nuk guxon të mbetet pa energji elektrike”, tha Kovaçevski.