Shkup, 17 korrik – Qeveria në seancën e sotme ka sjell vendim për shkarkimin të 70-të drejtorëve të institucioneve shtetërore, kompani shtetërore dhe anëtarë të këshillave dhe bordeve drejtuese.
Në seancën e sotme, Qeveria ka sjell vendim edhe për rekomandimin deri tek bordet drejtuese dhe administrative për zgjedhje të anëtarëve të rinj, kështu që Vasko Kovaçevski është propozuar që të zgjidhet drejtor i ri i ESM. Kovaçevski është ish-deputet dhe drejtor aktual në REK Bitola. Ai emërohet në vend të Dragan Minovskit.
Paraprakisht sot, kryeministri Zoran Zaev i kishte paralajmëruar ndryshimet, ndërrimet dhe shkarkimet e drejttorëve, ndërsa përskaj ESM-së, janë shkarkuar edhe drejtorët e MEPSO-s, Rrugët e Maqedonisë, Klinika për sëmundje të fëmijëve, Teatri i dramës, MALMED dhe Arkivit shtetërore.