“Nesër në mëngjes kam ftuar komisarin Johanes Han për të ngrënë mëngjes në Strasburg. Dua të bisedoj me të për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ta informoj atë për marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit!”, ka shkruar eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili së bashku me ministrin bullgar të mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ditëve të fundit janë futur në debat duke dëshmuar se Grigor Prliçev është bullgar, ndërsa Cari Samuil është car bullgar, shkruan Fokus, transmeton koha.mk.
Kovaçev vazhdon me debatin duke shprehur qëndrimet e tij në fejsbuk.
“Maqedonia duhet të futet në NATO sa më shpejt që është e mundur! Duhet të ketë bisedime për anëtarësim në BE! Unë nuk po vërtetoj se Car Samuili është car bullgar, por artefaktet autentike të asaj ere siç janë mbishkrimet e Manastirit e dëshmojnë atë! Nuk po vërtetoj unë se Grigor Prliçev është bullgar, por veti ai derisa ishte gjallë, ka lënë dokumente të tilla me shkrim dhe ja një prej tyre: Në përgjigjen e tij, të publikuar në gazetat greke në maj të vitit 1860, Prliçev ka hedhur poshtë ofendimet e Orfanidisit, se është organ i propagandës ruse dhe ka shkruar: “Po, unë jam bullgar, madje edhe barbar po deshe. Vetëm e vërteta mund t’i ndihmojë Bullgarisë dhe Maqedonisë. E kuptoj se sa është e vështirë që të tejkalohen dekadat e historisë së falsifikuar. Nëse frika është aq e madhe, ne nuk duam nga ju në Maqedoni të pranoni diçka vetëm me fjalë, por thjeshtë pajtohuni se këto burime historike ekzistojnë. Çdo gjë tjetër është e pakuptimtë”, shkruan Kovaçev.
Së bashku me tekstin ai poston dokumente në gjuhën bullgare të vitit 1863, mbishkrim për artefaktet historike në Manastir.
Kovaçev provokon edhe me depërtimin e maqedonasve të Egjeut në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shkruan se si quhen ata që e shpërngulin popullin e tyre.