Është publikuar fragmenti i ri për reality shown ‘Keeping Up With Kardashians’, ndërsa fansat janë të brengosur që sezoni i ardhshëm mund të jetë pa Kourtney Kardashian, (40), shkruan Elle.
Motra më e vjetër Kardashian është më e përkushtuar ndaj fëmijëve, dhe për shkak të kësaj, ka pasur shumë grindje, sidomos me Kim Kardashian (38), e cila shpesh i thoshte se është dembele dhe se punon më së paku.
“ A do të ishe e lumtur sikur të përfundonte show? – e pyeti Khloe Kardashian (35) motrën, në çfarë ajo u përgjigj pozitivisht.
“ Po, kush mërzitet?”, – tha Kourtney, për të cilën nuk është hera e parë që thotë se do të dëshironte të largohej nga reality show.
Në trailer më vonë dëgjohet Kim Kardashian duke bërtitur se ajo do ta shkarkonte Kourtneyn, ndërsa motra e saj ia ktheu se nuk e kishte takuar ndonjë person më të keq se ajo, shkruan KOHA Ditore.
“Për momentin jam e lumtur dhe e kënaqur me bekimet që m’i ka ofruar jeta, por ka momente kur dua të largohem nga shou. Jeta është e shkurtër dhe dëshiron të jesh e lumtur”, – tha Kardashianja kohët e fundit. Qysh tre vjet më parë, ajo tha se dëshironte të largohej nga reality i cili e ndjek çdo hap të familjes së saj.