E cilësuar si një nga sportistet më seksi të historisë së tenisit, bukuroshja ruse Anna Kournikova vazhdon të magjepsë fansat e saj edhe pse është shkëputur nga ky sport që prej vitit 2010. Por tashmë në moshën 36-vjeçare, ajo është bërë për herë të parë nënë, duke sjellë në jetë dy binjakë, Lucy dhe Nicholas.
Ajo është lidhur që në vitin 2001 me këngëtarin e famshëm spanjoll Enrique Iglesias (mori pjesë në videoklipin e tij Escape), por vetëm në vitin 2008 lidhja e tyre është zyrtarizuar dhe çifti ka vënë kurorë.
Dhe pas gati 10 vitesh martesë tenistja bëhet nënë, ndërkohë që binjakët kanë lindur më 16 dhjetor, në Majemi. Vetëm një grup i ngushtë miqsh ka qenë në dijeni të lajmit. Në nëntor të vitin 1999, ajo kapi majën e renditjes botërore, duke u bërë numri 1 në botë, ndërkohë që në karrierën e saj ka fituar 16 turne (asnjë grand slem).