Shkup, 7 shtator -Marëveshjen e Prespës do ta sjellë qeveria jonë në Parlament dhe do të votohet me shumicë absolute, nga mbi 150 deputetë, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotsias në intervistën për radion “Real fm”.
Ministri grek sqaron se është i vetëdijshëm për qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos, por kjo nuk do të jetë pengesë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.
“Kam parasysh çka thotë partneri i koalicionit në qeveri, por vendiemt në qeveri sillen nga shumica dhe është mjaft e qartë kush e shprehë shumicën absolute. partneri i koalicionit çdoherë është mjaft produktiv dhe i dobishëm, për këtë çështje ka pozicione të veta, dëshiron t’i shprehë, ajo është e drejta e tij demokratike. Por, prësërisë edhe njëherë, Qeveria greke do ta sjellë marrëveshjen në Parlament, në Parlament ka shumicë dhe këtë e thash edhe vitin e kaluar, se nuk do të votohet nga shumica e partive, por nga shumica e deputetëve”, tha Koxias.
Shefi i diplomacisë greke i bëri thirrje Demokracisë së Re, kur të arrijë marrëveshja në Parlament, të mos e braktisin mbledhjen, por të mbeten dhe t’u japin mundësi deputetëve të tyre secili të votojë ashtu siç dëshiron, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lidhur me protestat e caktuara në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës, Koxias thotë se demonstratat janë e drejtë demokratike e qytetarëve, por nëse janë në kornizat kushtetuese dhe ligjore.
Lidhur me reagimet në pjesën veriore të Greqisë, shefi i diplomacisë greke tha se nga Qeveria greke dhe forcat që e mbështesin “nevojitet fushatë më intensive që do t’i sqarojë prëfitimet dhe cilësinë e lartë të marrëveshjes”.
Ministri i Jashtëm grek, në intervistë për radion greke, adresoi kritika dhe akuza drejt Demokracisë së Re opozitare për pozicionin lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ndërkaq foli edhe për aspektet pozitive dhe atë që Greqia fiton nga kompromisi me vendin tonë.