Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, pas takimit me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov në një konferencë për shtyp u shpreh se nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE pa u zgjedhur paraprakisht çështja e emrit. Ai theksoi se Maqedonia do ta ketë mbështetjen e Greqisë për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, por duhet të zgjidhet problemi me emrin. Sipas tij, Maqedonia nuk mundet në NATO dhe BE me referencën IRJM, por duhet një marrëveshje e re në OKB që më pastaj të prezantohet në Bruksel. Me këtë përgjigje, Kotzias praktikisht i hodhi poshtë pritjet e palës maqedonase për antarësim të mundshëm nën referencë, e cila ishte iniciativ e Zoran Zaevit javën e kaluar në Bruksel ku u shpreh; “ Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATOs dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BEsë”. I thash Dimitrovit që ne e përkrahim integritetin territorial të fqinjit tonë verior. Ne jemi kundër çfarëdo lloj sanksioneve dhe ndarjeve mes dy vendeve tona, tha në konferencë për shtyp shefi i diplomacisë greke. Dimitrovi nga ana tjetër ka thënë se qëllimi i tij është të marri mbështetjen e qeverise greke dhe opinionit publik që Maqedonia të eci drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.