Greqia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE edhe përkundër presionit të vazhdueshëm të Europës, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili ka thënë se fillimisht duhet të bëhet një kompromis për emrin.
“Tash kur punët po stabilizohen përsëri do të del ndonjë politikan europian dhe do thotë, që të stabilizojmë vendin duhet të anëtarësojmë në Nato dhe BE, ne nuk kemi asgjë kundër por ato duhet të kryejnë obligimet që ju takojnë dhe të gjendet kompromis për emrin”, ka deklaruar Nikos Kotzias.
“Të mërkurën vjen për vizitë ministri i jashtëm i Maqedonisë që të diskutojmë mbi atë se si mund të zhvillohen gjërat, kemi propozime për ndërtimin e besimit, nuk do të bisedojmë për emrin por për metodat si të zgjidhet problemi”, ka deklaruar ai.