Shkup, 26 shkurt – Në mbledhjen e 123 Qeveria ka vërtetuar tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tarifën doganore dhe ka sjellë vendim ta parashtrojë deri te Kuvend, transmeton koha.mk.
Mes tjerash edhe vendimin për Kotevskin. Qeveria në këtë mbledhje të saj ka konstatuar parashtrimin e dorëheqjes nga ana e drejtorit të Burgut hetimor të Shutkës, Gjoko Kotevski.
Duke patur parasysh që dorëheqja është parashtruar në periudhë pasi janë shpallur zgjedhjet presidenciale, e njëjta do të shqyrtohet pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi të përfundojë ndalesa për shkarkim dhe emërim në pajtim me Kodin zgjedhor. (koha.mk)