Shkup, 22 shkurt – Kërkesa e kryeministrit është përfundimtare dhe ajo do të realizohet, ka deklaruar drejtori i burgut të Shutkës, Goko Kotevski pasi kryeministri Zoran Zaev në deklaratën për media ka kërkuar dorëheqjen e Kotevskit pas incidentit në burg ku të rrahur mbetën ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, transmeton koha.mk
“Kërkesa e kryeministrit është përfundimtare dhe do të realizohet. Shpresoj se do të ketë hapësirë që të përfundoj hetimin dhe se do të shfaqen të gjitha lëshimet që tash më i kemi vërejtur dhe pastaj do të realizohet kërkesa e kryeministrit”, është shprehur Kotevski. (koha.mk)