Shkup, 22 shkurt – Drejtori i burgut hetues në Shkup, Gjoko Kotevski, ka deklaruar se të hënën do të japë dorëheqje nga detyra e drejtorit, për shkak të incidentit në të cilin u sulmuan të dyshuarit që janë në parabugim, Mile Janakieski dhe Spiro ristovski, njofton gazeta KOHA.
Mëngjesin e së premtes gjyqëtari për kryerjen e sankosioneve ka vizituar të akuzuarit për ngjarjet e “27 Prillit” dhe se që të dy janë vendosur tanimë në repartin e burgut të njohur si “Reparti i Hagës.
“Kur ka ndodhur incidenti 12 të burgosur kanë qenë në shëtitoren e burgut, ndërsa për to është kujdesur vetëm se një zyrtar policor”, ka thënë Kotevski, transmeton KOHA.
Dorëheqja e Kotevskit, vjen pas incidentit në të cilin të akuzuarit për ngjarjet e “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski u sulmuan fizikisht në burg. (koha.mk)